Me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë 29 shtatorit, QKVF në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Qendrën Kulturore “Pjetër Gaci” organizoi “Ahengun Shkodran”.

Ky aktivitet u shtri në dy ditë. Më datë 28. 09. 2017  u organizua një tryezë e rrumullakët në ambjentet e Muzeut Historik, Shkodër, në të referuan:
Prof. Ritvan Karakaqi – “Karakteristika të Ahengut Shkodran”
Prof. Zef Çoba – “Ahengu Shkodran”, karakteristika që i japin fizionominë.
Prof. Ferid Bala – “Këngëtarë dhe virtuozë të këngës shkodrane në kohëra të ndryshme”
Prof. Behar Arllati – “Marrëdhënia e këngëve të Ahengut Shkdoran në treva të ndryshme shqiptare”
Prof. Arben Prendi – “Poetika gegë në kangët e “Ahengut Shkdoran”.
Kjo tryezë u ndoq nga personalitete të këngës qytetare shkodrane dhe më gjerë si Sabahet Vishnja, Lejla Zorba, Ismet Peja, Kamuran Goranci, Ismet Bogujevci, Rizah Bytyçi, Shaban Gjeka, Nail Draga, Agim Molla si dhe dashamirës e artdashës. U fol gjerësisht mbi perspektivat e kësaj trashëgimie në realitetin e sotmëm social – ekonomik.

Në datë 29. 09. 2017 u organizua “Ahengu Shkodran” në ambjentet e Teatrit “Migjeni”. Në të morën pjesë interpretues të rinj të këngës popullore si:

Anisa Smajlaj, Artemisa Mithi, Glerdit Turmetaj, Klodiana Vata, Bruna Sata, Klinsman Llazani, Egzona Sala, Ilsi Ademi, Xhuljana Pjetraj, Niki Mjeda, Migena Buci, Ademir Fresku, Marjana Beta, Riad Bashi etj.

Ata kënduan këngë të njohura pjesë të Këngës Qytetare dhe Ahengut Shkodran si : “Sae  bukur je natyrë”, “Në kohë t’mbramjes në pranverë”, “Me pak bejta”, “Jare, çila syt’për me t’pa”, “Bishtalecat palë palë”, “Me kët kang’ du me fillu”, “Një lule që m’ka çilë tash”, “Moj e vogël”, “Ani m’a v e dorën përmbi dorë”, “Kenge nuri i bukurisë”, “Synin si qershija”, “N’bash t’zamanit të djelmënisë”, “ O bylbyl, o bukuri shpendve”, “N’at zaman t’njasaj furije”, “Oso Kuka”.

Interpretuan dhe këngëtarë të njohur e në karrierë nga Shkodra, Ulqini, Gjakova, Peja e Prizreni si:

Ismet Peja, Ismet Bogujevci, Rizah Bytyçi, Shaban Gjeka, Mukades Çanga, Myfarete Laze, Bashkim Alibali, Sabahet Vishnja, Agim Molla, Grupi “Karajfilat që ka Shkodra”.

Në mbyllje të këtij aktiviteti QKVF shpërndahu trofe mirënjohjeje për:

  • Grupin “Karajfilat që ka Shkodra”
  • Luan Borova
  • Nazmi Lishi
  • Mark Kaftallin
  • Agim Molla
  • Sabahet Vishnja
  • Ferid Bala
  • Ismet Peja
  • File Gjeloshi

me motivacionin:

“Për kontribut të shquar në përhapen e vlerave të Këngës Qytetare dhe Ahengut Shkodran”,

si dhe Çertifikata Pjesëmarrjeje për të gjithë të rinjtë inerpretues.

Mes të pranishëmve ishin edhe  Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Znj. Voltana Ademi, përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, figura të shquara të artit dhe kulturës lokale dhe kombëtare.

AHENGU SHKODRAN