Edicioni i IX-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore i organizuar nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike në bashkëpunim me

Bashkinë Lushnje ishte një sukses. Bashkia e Lushnjes e ka kthyer në traditë këtë festival si një nga aktivitetet kryesore që pasuron jetën artistike të qytetit mikpritës të Lushnjes.

Puna organizative u bashkërendua ndërmjet përfaqësuesve te QKVF-së dhe përfaqësuesve te Bashkisë Lushnje për një rezultat sa më profesional të FFTK të Valles, Lushnje 2017.

Festivali organizohet në bazë qarqesh dhe bashkish, kete vit konkuruan grupet përfaqësuese të valleve nga:

  • Korça
  • Elbasani
  • Gjirokastra
  • Lezha
  • Dibra
  • Kavaja
  • Viti- Kosovë
  • Fier – Shegan

Grupet u paraqitën në mënyrë të denjë duke u përpjekur që të sillnin elemente sa më burimore në numrat e tyre të valleve dhe i kishin pasuruar repertoret e tyre të valleve me numra të tillë si:

valle të kërcyera, valle të kënduara, rite, lorja, etj.

Rreth 178 festivalistë morën pjesë në festival si konkurues dhe rreth 73 valltarë e orkestrantë morën pjesë si përshëndetës nga Kosova dhe Janina.

Gjithashtu pjesëmarrja nga ana e publikut ishte mjaft e madhe. Publiku e ndoqi këtë festival nga sheshi qendror i qytetit te Lushnjes. Pjesemarrja ishte masive rreth 1000 vete.

Juria e përbërë nga:

  1. Mjeshtri i Madh Z. Rexhep Çeliku – Koreograf dhe Valltar
  2. Brikena Jaupaj – Valltare, Ansambli Kombëtar i Operas dhe Baletit
  3. Domenika Ndreca – Valltare, Ansambli Kombëtar i Operas dhe Baletit
  4. Leonard Syziu – Koreograf
  5. Agim Rrëza – Dirigjent, QKF
  6. Luljeta Bitri – Aktore, Teatri Kombëtar

Vendosi:

  • Çmimi i Parë – Grupi i Valles, Korça.
  • Çmimi i Dytë – Grupi i Valles, Viti- Kosovë.
  • Çmimi i Tretë – Grupi i Valles, Rrajca.
  • Çmimi “Valltari më i mirë” – Haxhi Murati, Ansambli Dibër
  • Çmimi Valltarja më e mirë” – Angjelina Rustemi, Ansambli Gjirokastër
  • Çmimi i Karrierës – Agron Sinani, Koreograf i ansamblit “Vaçe Zela”
  • Çmimi “Grupi me paraqitjen më autentike të kostumit tradicional shqiptar” – Ansambli Lezhë.

Festivalin e përshëndetën grupet e valles:

Art Revolution” nga Elbasani

  • Avjerinos”, Janinë, Greqi
  • Ansambli i Vlorës
Mbyllet Edicioni i IX-të i FFTK të “Valles Popullore Burimore”