Vallja Popullore Shqiptare, workshop
Vallja Popullore Shqiptare, workshop

U mbyll me sukses worshkopi i “Valles Popullore Shqiptare” organizuar nga QKVF në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Qarkut Tiranë, shkollën e bashkuar “17 shkurti” dhe valltarët profesionistë të

Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore Helga Saraçi dhe Genc Kastrati.

Gjatë këtij workshopi nxënësit mësuan një sërë vallesh popullore të cilat u paraqitën në një shfaqje spontane të organizuar në oborrin e shkollës.

Gjatë këtij workshopi, nxënësit patën mundësinë të mësonin vallet më të spikatura shqiptare që nga më të thjeshtat si Pogonoishtja e deri tek më të larmishmet e të ndërlikuarat si Katjushka, vallja e Rrajcës etj.

Në të morën pjesë nxënësit  e klasave të V, VI, VII, VIII. Në total një numër prej 110 fëmijësh. Nga të cilët 78 vajza dhe 31 djem.

Përvetësimi në mënyrë të përkryer dhe dëshira e angazhimi i fëmijëve për të mësuar sa më shumë na jep besim se kjo trashëgimi e çmuar e popullit tonë po trashëgohet si edhe se ky workshop duhet të zhvillohet sërish në vitet në vazhdim dhe të shtrihet në sa më shumë shkolla 9-vjeçare dhe ndoshta të mesme.

Për çdo nxënës QKVF shpërndau Çertifikata Pjesëmarrjeje si dhe Mirënjohje për shkollën e cila për herë të parë e mirëpriti këtë bashkëpunim.

Informacion mbi përfundimin e workshopit “Vallja Popullore Shqiptare”