work_3-01

 

 

 

 

 

 

 

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunmit mes Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, “Edukimi përmes Kulturës”, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Qarkut Tiranë, organizon workshop për mësimin e Valleve Popullore Shqiptare në shkollën 9-vjeçare “17 shkurti” Qesarakë, Tiranë.
Vallëzimi popullor shqiptar shquhet për një bukuri dhe larmi të veçantë, ky workshop ka për qëllim njohjen dhe edukimin e brezave me vallet dhe muzikën tonë tradicionale shqiptare, mbajtjen gjallë të kësaj trashëgimie nëpërmiet të rinjve dhe mësimit joformal.

Workshopi do të organizohet dy herë në javë nën drejtimin e valltarëve Helga Saraçi dhe Genc Kastrati, të cilët do të vënë në shërbim të nxënësve përvojën e tyre disa vjeçare si valltarë dhe si mësues.

Është viti i dytë që Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike implementon këto workshope me qëllim kthimin e këtij projekti në pjesë të programeve shkollore, në këtë mënyrë mund të sigurohemi se po punojmë për ruajtjen trashëgimisë tone kulturore.

 

 

Vallet Popullore Shqiptare – Workshop