• “Edukimi i brezave përmes valles popullore”, -workshop, janar – qershor.

Aktivitet me shkollat 9-vjeçare ku vallet tradicionle shqiptare do t’ju mësohen nxënësve nga profesionistë të fushës . Ky aktivitet parashikohet të shtrihet në disa shkolla dhe do të zgjatë 6 muaj. Pjesëmarrësit do ta përmbyllin aktivitetin me një koncert përmbledhës për punën e bërë gjatë këtyre muajve.

 

  • “Një natë me fjalën e Lefter Çipës” – Veprimtari më rastin e 75-vjetorit të lindjes së poetit dhe rapsodit popullor Lefter Çipa, shkurt.

Kjo veprimtari ka si synim kremtimin e ditëlindjes së Lefter Çipës, njerit prej rapsodëve dhe bartësve vazhdues më të shquar të traditës së Këngës Polifonike në folklorit e Jugut, kryesisht në trevën e Bregdetit, Vlorës dhe zonave të Labërisë. Do të marrin pjesë grupet Iso- Poifonike nga Himara dhe Piluri etj. Poezitë e tij do të vijnë nën interpretimin e aktorëve Sokol Angjeli, Suela Konjari, Indrit Çobani. Do të mbahen referate dhe vlerësime nga Akademiku Vasil Tole, Petrit Ruka, Shaban Sinani, Irakli Koçollari.

Ceremonia do të organizohet në ambjentet e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivolgi” në datë 14 shkurt.

 

  • Shtëpitë e Artizanatit, mars –gusht 2017

Kjo nismë ka për qëllim krijimin e një harte digjithale ku të përfshihen të gjitha shtëpitë e artizanatit.

 

  • Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Burimore, Lushnje, maj 2017.

Edicioni XIV i “Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore” do të mbahet në qytetin e Lushnjes dhe do të marrin pjesë grupe nga Qarqet:  Tiranë, Gjirokastër, Korçë, Berat, Shkodër dhe Vlorë.

Në këtë veprimtari do të jenë të ftuara si përherë edhe grupe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, etj.

 

  • Dita Botërore e Diversitetit Kulturor, 21 maj, 2017.

Koncert me ansamble folklorike,  përfaqësues të diversiteteve kulturore në Shqipëri.  Aktiviteti do të organizohet tek Amfiteatri i Universitetit të Arteve.

 

  • Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Lojrave dhe Riteve Popullore, Tepelenë, qershor 2017.

Ky Festival do të zhvillohet në Kalanë e qytetit të Tepelenës. QKVF ka menduar të mbledhë në një festival tipologjik lojrat dhe ritet e shumta popullore, të cilat populli ynë vazhdon t’i praktikojë edhe në jetën e përditëshme jashtë kontekstit folklorik.  Do të ftohen kryesisht Qendrat Kulturore të Fëmijëve për të paraqitur lojrat popullore dhe grupe të tjera amatorësh nga i gjithë vendi. Aktivitet i mendohet të organizohet gjatë muajit qershor.

 

  • Veprimtaria “Ahengu Shkodran-kryevepër e Trashëgimisë Kombëtare”, (në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Shkodër, 29 Shtator 2017.

Kjo veprimtari i kushtohet “Ahengut Shkodran” njerës prej kryeveprave të cilësuara si e tillë nga Komiteti i Trashëgimisë Shpirtërore. Do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës më 29 Shtator, Dita e Trashëgimisë së Kulturës Kombëtare. Veç grupeve nga Shkodra mendohet të ftohen edhe grupe nga qytetet Pejë, Gjakovë, Prizren e Shkup ku gjallon kjo tipologji.

 

  • Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso-Polifonisë, Vlorë, 20- 21 Nëntor 2017

Vlora do të jetë qyteti i cili do të mirëpresë këtë festival gjatë muajit nëntor, muaj kur Iso – Polifonia u shpall “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit” në UNESCO. Veç grupeve që lëvrojnë këtë tipologji folklori do të përshëndesin festivalin dhe ansamble folklorike nga brenda dhe jashtë vendit.

12095044_947476532039333_4235848349306009697_o

Programi i QKVF për vitin 2017