poster-kompozim-per-webMe rastin e javës së Trashëgimisë Kulturore Evropiane, QKVF organizon 29 shtatorin si Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

Gjatë këtij aktiviteti do të ketë paradë të ansambleve popullore nga vende të ndryshme të Shqipërisë si edhe një koncert me tipologji të ndryshme nga vendet që ata përfaqësojnë.

Parada do të nisë në orën 11.00 nga Sheshi “Nënë Tereza” për të mbajtur në orën 12.00 një koncert tek Sheshi “Vëllezërit Frashëri”.

Do të marrin pjesë:

“Ansambli i Prrenjasit me grupin e valleve

“Grupi i fyejve” të Gramshit

Ansambli i Valleve të Lushnjes

Sazet e famshme të Korçës.

 Grupi Iso- Polifonik i Himarës

Ansambli i Kërrabës

Qendrara Kulturore e Pukës me grupin e valleve dhe orkestrinën popullore

Në këtë aktivitet do të jenë të ftuar edhe nxënësit e shkollave “Ismail Qemali”, “Arben Broci”, “Lidhja e Prizrenit” të cilët do të përfshien në paradë duke veshur kostume popullore. Ndërsëa nxënësit e shkollës “Androkli Kostallari” do të përfaqësohen me vizatime të kostumeve popullore shqiptare. Pjesëmarrja e tyre në aktivitet u realizua në bashkëpunim me DAR- Tiranë.

Dita Kombëtare dhe Evropiane e Trashëgimisë Kulturore, 29 shtator