Festa e bukurisë femërore natyrore e Alpeve shqiptare dhe promovimi i trashëgimisë tonë.


I njohur më parë si “Logu i Nuseve” ky aktivitet e mori nismën që nga kohët e hershme ku njerëzit e fshatit shprehnin vlerësimet e tyre për vajzat apo nuset të cilat shkonin për tek kroi i fshatit, apo në ceremoni dhe festa në kisha.

Më vonë u organizua si shfaqje në kishat kryesore të fshatrave të Komunës Kelmend, pas meshës mblidheshin të gjithë banorët për të parë nuset e atij viti duke soditur bukurinë që natyra u kishte dhënë.

Që në vitin 1998 kjo shfaqje u quajt “Logu i Bjeshkëve”. Tashmë, i organizuar në formën e një konkursi bukurie, nuk janë më nuset që paraqiten por vajzat e reja nga mosha 15-25 vjeç të cilat vijnë nga fshatrat e Komunës Kelmend, të Malësisë së Madhe dhe nga diaspora.

Nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë së Malësisë së Madhe Z. Tonin Marinaj dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, këtë vit, më 6 Gusht 2016 u zhvillua Edicioni i 18-të i  “Logut të Bjeshkëve” ku morën pjesë 12 bukuroshe.

Ky event solli spektatorë të shumtë nga Shqipëria dhe nga e gjithë bota duke e bërë ndër të tjera edhe një vlerë të vyer turistike të një prej zonave më të bukura të Veriut të mrekullueshëm të Shqipërisë.

Juria e përzgjedhur vlerësoi bukuroshet e prezantuara me çmimet:

Çmimi i Parë – Olimpia Smajlaj

Çmimi i Dytë – Shejnaze Hasaj

Çmimi i Tretë – Mersilda Tataj

 

“Logu i Bjeshkëve” është eventi tradicional i cili sjell në një “log” bukurinë femërore që natyra e pasur e Alpeve Shqiptare u ka dhënë vajzave të Kelmendit, së bashku me veshjet karakteristike, vallet, këngët, lojërat popullore, si vlera të jashtëzakonshme artistike të trashëgimisë kulturore të Bjeshkëve të Kelmendit.
Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike ka nisur tashmë punën për regjistrimin dhe dokumentimin e çdo elementi të bukur dhe me vlerë të trashëgimisë tonë kulturore jo-materiale.

 

 

IMG_8404IMG_8405IMG_8662IMG_8637
IMG_8663
IMG_8665 IMG_8684 IMG_8712 IMG_8728 IMG_8730 IMG_8734 IMG_8737 IMG_8744 IMG_8749 IMG_8753 IMG_8765 IMG_8766 IMG_8797 IMG_8798 IMG_8817 IMG_8885 IMG_8909 IMG_8911 IMG_8913 IMG_8926 IMG_8962

Logu i Bjeshkëve 2016