Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike në bashkëpunim me Bashkinë Korçë organizuan në datat 20-21 Maj, Edicionin e IX të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Sazeve Popullore, në qytetin e Korçës. Në Festival u mblodhën disa nga grupet më të mira të sazeve nga zonat e Shqipërisë ku kjo tipologji spikat më shumë dhe është bërë tashmë traditë e vjetër e folklorit të tyre, si: sazet e Përmetit, Korçës, Kolonjës, Devollit, Beratit, Urës Vajgurore, Gramshit, Gjirokastrës, Vlorës dhe Lushnjës. Festa e sazeve në të dyja netët e saj u ndoq dhe u përcoll nga duartrokitjet e gjata të publikut i cili dëgjoi dhe shijoi muzikën e bukur polifonike dhe karakteristike që krijojnë orkestrinat e sazeve. Risi në këtë Festival ishte pjesëmarrja e instrumentistëve të rinj në secilin nga grupet konkurues, element i cili inkurajohet në çdo Festival dhe event folklorik organizuar nga QKVF.

Në Festival u ftuan grupe përshëndetëse nga Kosova dhe Maqedonia. Nga Kosova përshëndeti Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” ndërsa nga Maqedonia performoi për publikun orkestrina instrumentale dhe grupi vokal i Shoqërisë Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri”, Tetovë. Gjithashtu të ftuar special ishin grupi jazz-folk i studentëve të rinj April Band dhe grupi i fëmijëve të House of Arts, në Korçë.

Festivali pati mjaft sukses dhe pjesëmarrje nga ana e publikut, gjithashtu edhe jehonë në media.

Juria profesioniste e përbërë nga:

z. Eno Koço

z. Viktor Çani

z. Pandi Bello

vlerësoi me çmime si më poshtë:

Çmimi “Laver Bariu” – Grupi i Sazeve, Korçë

Çmimi “Novruz Nure” – Grupi i Sazeve, Përmet

Çmimi “Remzi Lela” – Grupi i Sazeve, Kolonjë

Çmimi i Karrierës – z. Aleks Xhelili, Kolonjë

Çmimi “Instrumentisti i ri më i mirë” – z. Nikolin Muzikanti, Devoll

 

IMG_6531IMG_6535IMG_6559IMG_6563

 


IMG_6514IMG_6524IMG_6529

 


IMG_6530IMG-20160521-WA0001

 

 

 

Gjirokastra - CopyTetova 1IMG_6516IMG-20160521-WA0005Lushnja 3Lusnja 2IMG_6051
Kosova
Kolonja - Aleks XheliliKolonje






Bakllamaja
GramshiGramshi 1Gjirokastra 1KorçaKorca 1ZP_20160521_201754TetovaLushnjaIMG_6576Z (2)

 

 

 

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve, Korçë 2016