Saze - web

Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike organizon, në datat 20 dhe 21 Maj, Edicionin e IX të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Sazeve, 2016 i cili do të mbahet në ambientet e Katedrales së qytetit të Korçës.

Në këtë Festival do të marrin pjesë grupet e sazeve nga Përmeti, Korça, Kolonja, Devolli, Berati, Ura Vajgurore, Gramshi, Gjirokastra, Vlora dhe Lushnja.
Ndërsa të ftuar do të kemi Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Gjilani” nga Kosova dhe Grupin Folklorik “Xheladin Zeqiri”, Tetovë, Maqedoni.

 

Programi:

Nata e Parë
18:00  Hapja e Festivalit
18:15  Berat
18:30  Vlorë
18:45  Përmet
19:00  Përshëndet Ansambli “Gjilani”, Kosovë
19:15  Gjirokastër
19:30  Korçë

Nata e Dytë
18:00  Devoll
18:15  Gramsh
18:30  Ura Vajgurore
18:45  Përshëndet grupi “Xheladin Zeqiri”, Tetovë, Maqedoni
19:00  Lushnje
19:15  Kolonjë
19:30  Përshëndetës
19:45  Shpallja e Çmimeve

 

 

Këto dhe shumë surpriza të tjera na presin në FFTK të Sazeve, Korçë 2016.

Ju mirepresim të festojmë së bashku!

Festivali Folkorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve, Korçë 2016 – Njoftim