Në kuadër të nismës “Edukimi përmes Kulturës” dhe në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim të Ministrisë së Kulturës me Ministrinë e Arsimit, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike zhvillon projektin “Workshop i Instrumentave Popullore”. Ky workshop zhvillohet në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi” dhe me Universitetin e Arteve, Fakulteti i Muzikës, dega pedagogji muzikore.IMG_8686-2

Instrumentat popullore janë një prej 7 kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore të popullit tonë. Organizimi i këtij projekti ka si qëllim të shmangë zbehjen në përdorim dhe zhdukjen e plotë të instrumentave të caktuara si: fyelli, cula dyjare, lahuta, gajdja, bilbili etj.

Workshop-et që po zhvillohen në këto dy isntitucione janë leksione, sipas niveleve përkatëse, të ndërthurura me praktika mësimore mbi ndërtimin, lojën dhe përdorimin e instrumentave popullore. Ato drejtohen nga Preng Nikolli (Vau i Dejës) dhe Bashkim Llapushi (Gramsh) instrumentistë të njohur popullorë dhe mjeshtra edhe në ndërtimin e këtyre instrumentave.

 

Fillimisht, QKVF po aplikon këtë workshop si projekt pilot. Synimi ëshë të vendoset një urë lidhëse e cila në të ardhmen do të lejojë që këto mësime mbi instrumentat popillore të bëhet pjesë e programit shkollor për t’u përcjellur dhe trashëguar vazhdimisht brezave të rinj këtë element të pasurisë tonë shpirtërore kombëtare.

 

IMG_8520 IMG_8534 IMG_8561 IMG_8577 IMG_8623 IMG_8645_-_Copy-2 IMG_8654_-_Copy-2 IMG_8662_-_Copy-2 IMG_8666 IMG_8671 IMG_8677-2 IMG_8681-2 IMG_8683 IMG_8684IMG_8687 IMG_8690-2 IMG_8691-2

Workshop i Instrumentave Popullore