Në datat 11 – 12 Mars, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike zhvilloi Edicionin XIV të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare. Ky event u mbajt në qytetin e Elbasanit dhe u organizua në bashkëpunim me Bashkinë dhe Drejtorinë e Kulturës së këtij qyteti. Festivali solli këngëtarë të afirmuar dhe me karrierë në këngën popullore qytetare por edhe breza këngëtarësh të rinj të cilët erdhën në skenë me po atë nivel vlerash dhe performance. Grupet që morën pjesë përfaqësuan zonat e vendit tonë ku kjo tipologji folklori lëvrohet dhe ka krijuar traditë të vjetër siç janë Elbasani, Tirana, Kavaja, Berati, Shkodra, Kruja, Peshkopia, Korça dhe Vlora. Por gjithashtu pati edhe pjesëmarrjen e një grupi të ri, grupi i këngës popullore qytetare nga Lezha i cili solli këngët lezhjane me motivet malësore e mirditore.

Ky Festival u përshëndet edhe nga grupe të Këngës Popullore qytetare të trevave të Kosovës dhe Maqedonisë. Nga Kosova përshëndeti formacioni vokal dhe instrumental i Ansamblit “Kejmal Azizi” i qytetit të Vitisë, ndërIMG_5743-2sa Maqedoni solli grupin nga Shkupi “Vëllezërit Curri”, të cilët sollën shijen e muzikës popullore qytetare shqiptare që lëvrohen në këto treva.

Festivali pati prurje të folklorit të mbledhura me kujdes dhe të sjellura në mënyrë profesionale nga grupet si dhe solli dhe krijime të reja. Realizimi u arrit me sukses dhe u vlerësua mjaft nga publiku dhe nga rangu i profesionistëve.

 

Juria e nderuar e përbërë nga:

Klement Marku – kryetar

Pëllumb Vorpsi – anëtar

Sabahete Vishnja – anëtar

 

vlerësoi dhe vendosi çmimet si më poshtë:

 

Çmimi “Isuf Myzuri” – Grupi i Këngës Popullore Qytetare i ShkodrësIMG_5395

Çmimi “Muharrem Gurra” – Grupi i Këngës Popullore Qytetare i Korçës

Çmimi “Mustafa Bodini” – Grupi i Këngës Popullore Qytetare i VlorësIMG_5252

Çmimi “Këngëtari më i Mirë” – Genci Kaloti, Kavajë

Çmimi “Këngëtarja më e Mirë” – Xhuljana Pjetraj, Shkodër

Çmimi “Orkenstrina më e Mirë” – Okestrina e Grupit të Këngës Popullore Qytetare e Elbasanit

Çmimi i Karrierës – Petrit Berisha, Berat

 

IMG_5361IMG_5689-2

IMG_5194

IMG_5736-2 IMG_5651-2IMG_5265IMG_5822-2

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare, Elbasan 2016