Qendra  Kombëtare e Veprimtarive Folklorike  bazuar ne urdhrin nr.25.datë 25.01.2014 “Për miratimin e organikës së Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike” dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit( QKVF) neni 5, “Proçedura e rekrutimit të punonjësve të rinj” , kërkon të bëjë shpalljen për vendin vakant si më poshtë:

Specialist pranë Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike.

Të gjithë personat e interesuar mund te njihen me kërkesat e veçanta për konkurim  përmes faqes zyrtare www.qkvfolk.gov.al

Kërkesat e përgjithshme për këtë pozicion pune që duhet të plotësojnë aplikantët janë si më poshtë:

Kërkesat e përgjithshme

–          Të jetë shtetas shqiptar. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

–          Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.

–          të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.

–          të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.

–          të mos jenë marrë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkelje të rëndë disiplinore.

Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojë aplikanti për pozicionin:

–          Të ketë formim/ edukim profesional të lartë në Gazetari/Shkenca Komunikimi (Multimedia)/Arte.

–          Të ketë përvojë pesë vjeçare në fushat e mësipërme.

–          Të ketë bërë trajnime dhe të ketë përvojë pune të dokumentuar në multimedia.

–          Të ketë aftësi të mira të punës në grup.

–          Të komunikojë mirë në dy nga gjuhët kryesore të huaja. (anglisht, italisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht)

Parqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet t’i paraqesë dokumentet brenda datës, 30.08.2014 pranë QKVF-së  adresa: Rr “Aleksandër Moisiu” nr. 76 (tek ish Kinostudio), Tiranë.

Njoftim për konkurim për vende pune: Specialist pranë QKVF