IMG_9232Me rastin e 55-vjetorit të themelimit të Shtëpisë Qëndrore të Krijimtarisë Popullore, sot Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike u organizua aktiviteti “Traditë, Kulturë, Histori – 55 vjet Jetë Institucionale” më 28 Shtator në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar. Ky aktivitet u organizua edhe në kuadrin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

Aktiviteti u hap me fjalën e Drejtoreshës së institucionit, znj. Meri Kumbe. Kjo u pasua nga lektorët e ftuar, z. Miho Gjini dhe z. Enver Kushi dhe patën mundësinë të ndanin kujtime dhe mbresa edhe shumë ish-punonjës të ftuar në këtë takim. Dukumentari i pergatitur për këtë aktivitet solli historikun e këtij institucioni, çfarë ka qënë dhe çfarë është sot, duke intervistuar dhe marrë mendime të personave të ndryshëm të cilët kanë kontribuar në fushë të folklorit dhe në mbajtjen gjallë të tij.

Gjithashtu u nderuan me dekorata mirënjohjeje 10 nga personat që kanë dhënë kontribut të madh dhe të shquar në këtë institucion:

  1. Xhihan Xhihani (pas vdekjes) – Për Kontribut të shquar në fushën e menaxhimit të kulturës popullore dhe folklorit
  2. Engjëll TËRSHANA  (pas vdekjes) – Për kontribut të shquar në fushën e etnokoreografisë
  3. Bujar ALIAJ (pas vdekjes) – Për kontribut të shquar në fushën e etnokoreografisë
  4. Vath ÇANGU (pas vdekjes) – Për kontribut të shquar në fushën e edukimit muzikor dhe menaxhimit kulturor
  5. Gavril SANTO (pas vdekjes) – Për kontribut të shquar në fushën e transkiptimit muzikor
  6. Sotiraq NIMALI (pas vdekjes) – Për kontribut të shquar në fushën e edukimit muzikor dhe menaxhimit kulturor
  7. z. Sirri Rroji – Për kontribut të shquar në fushën e edukimit muzikor dhe menaxhimit kulturor
  8. z. Enver KUSHI – Për kontribut të shquar në fushën e menaxhimit dhe kulturës popullore.
  9. z. Agron GASHI – Për kontribut të shquar në fushën e edukimit dhe menaxhimit të lëvizjes teatrore amatore
  10. z. Miho GJINI – Për kontribut të shquar në fushën e botimit dhe menaxhimit të literaturës teatrore._MG_9252 (1)

Pas ndarjes së dekoratave të ftuarit vizituan stendat e e botimeve ndër vite të SHQKP-së.

 

_MG_9249 (1)

 

_MG_9396

Traditë, Kulturë, Histori – 55 vjet Jetë Institucionale