IMG_48344 IMG_4702 (1)IMG_5068 (2)

 

 

IMG_48011

IMG_4790 (1)

 

 

 

IMG_4940 (2)

IMG_4913 (2)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike së bashku me Bashkinë Vlorë organizuan Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Iso-polifonisë 2015 në qytetin e Vlorës në datat 20 – 21 Nëntor.

Ky edicion i Festivalit të Iso-polifonisë është me rëndësi të veçantë sepse përkon me 10-vjetorin e futjes së Iso-polifonisë në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO.

Në pjesëmarrjen e Festivalit vu re një larmishmëri stilesh folkori dhe iso-polifonie ndërmjet iso-polifonisë labe dhe toske, 3-zërëshit dhe 4-zërëshit. Gjithashtu risi në këtë vit ishte edhe pjesëmarrja e brezit të ri dhe përfshirja e tyre në mbartjen dhe përcjelljen e folklorit tonë kombëtar çfarë jep shpresë për vazhdimësinë e traditës. Moshat e reja u vunë re në publik gjithashtu.

Grupet pjesëmarrëse në FFTK të Iso-polifonisë, Vlorë 2015, ishin:

1. Grupi iso-polifonik i Bashkisë Belsh, Elbasan
2. Grupi iso-polifonik i Bashkisë Gramsh
3. Grupi iso-polifonik i Bashkisë Përrenjas
4. Grupi iso-polifonik “Kendrevica”, Patos, Fier
5. Grupi iso-polifonik i Mallakastrës, Ballsh
6. Grupi iso-polifonik “Gjergj Arianiti”, Mallakastër
7. Grupi iso-polifonik i Bashkisë Berat
8. Grupi iso-polifonik i Bashkisë Ura Vajgurore
9. Grupi iso-polifonik i Skraparit, Bashkia Çorovodë
10. Grupi iso-polifonik i Qarkut Korçë
11. Grupi iso-polifonik “Argjiro”, Bashkia Gjirokastër
12. Grupi iso-polifonik i Bashkisë Tepelenë
13. Grupi iso-polifonik i Bashkisë Himarë,
14. Grupi iso-polifonik i Pilurit, Bashkia Himarë
15. Grupi iso-polifonik i Bratit, Selenicë, Vlorë
16. Grupi iso-polifonik i Drashovicës, Selenicë, Vlorë
17. Grupi iso-polifonik i Lapardhasë, Selenicë, Vlorë
18. Grupi iso-polifonik “Pavarësia”, Vlorë
19. Grupi iso-polifonik i Kaninës, Vlorë
20. Grupi iso-polifonik “Krojet e Velçës”, Vlorë

Përshëndetën Festivalin:

• Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Lidhja e Prizrenit”, Prizren, Kosovë
• Ansambli “Zana”, Ulqin, Mali i Zi

Çmimet e kryesore të ndara nga Juria me kryetar Bardhosh Gaçin ishin:

• Çmimi i Parë – Grupi iso-polifonik i Himarës
• Çmimi i Dytë – Grupi iso-polifonik “Argjiro”, Bashkia Gjirokastër
• Çmimi i Tretë – Grupi iso-polifonik i Qarkut Korçë

Çmimet e karrierës:

1. Grupi iso-polifonik i Pilurit, Bashkia Himarë
2. Grupi iso-polifonik i Skraparit, Bashkia Çorovodë
3. Grupi iso-polifonik i Bashkisë Përrenjas

Çmime speciale për marrësit dhe pritësit më të mirë:

1. Guri Rrokaj, Grupi iso-polifonik “Gjergj Arianiti”, Mallakastër
2. Trifon Qyli, Grupi iso-polifonik i Bashksë Ura Vajgurore
3. Fisnik Sula, Grupi iso-polifonik i Bratit, Selenicë, Vlorë
4. Valter Shabani, Grupi iso-polifonik “Krojet e Velçës”, Vlorë
5. Pirro Bregu, Grupi iso-polifonik i Kaninës, Vlorë

Çmime speciale grupi:

1. Grupi iso-polifonik i Burrave i Bashkisë Gramsh
2. Grupi iso-polifonik i Drashovicës, Selenicë, Vlorë
3. Grupi iso-polifonik i të rinjvë i Mallakastrës, Ballsh
4. Grupi iso-polifonik i Bashkisë Ura Vajgurore
5. Grupi iso-polifonik i Lapardhasë, Selenicë, Vlorë

FFTK i Iso-polifonisë, Vlorë 2015