IMG_46293Të Shtunën me datë 19 Dhjetor, 2015 Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike në bashkëpunim me Ansamblin Kombëtar të Valleve dhe Këngëve Popullore zhvilloi aktivitetin “Legjenda Shqiptare”. Ky aktivitet u konceptua në formën e një tregimi të papritur në sfond dhe një performance surprizë të Ansamblit në një nga Qendrat Tregtare më të vizituara të kryeqytetit Tirana East Gate – TEG. Aktiviteti u organizua me qëllim afrimin e Legjendes dhe Folklorit shqiptar me publikun e rastësishëm në një situatë të përditshme por edhe në një atmosferë festash.

Fillimisht në sfond u dëgjua narratori duke treguar përrallën “E Bija e Hënës dhe e Diellit” shkëputur nga vëllimi “Tregime të Moçme Shqiptare” nga Mitrush Kuteli. Më pas papritur, filloi interpretimin orkestrina e ansamblit me një kaba instrumentale dhe në fund u shfaqën valltarët duke kërcyer valle nga veriu e jugu i Shqipërisë. E gjithë performanca tërhoqi vëmendjen dhe mblodhi shumë publik të rastësishëm dhe në fund fëmijët u bashkuan me valltarët. – Për disa minuta Legjenda dhe Folklori u bënë një me publikun.

 

IMG_4647
IMG_4617
IMG_4575IMG_4582IMG_4612 (1)

Legjenda Shqiptare – Performancë Surprizë