IMG_3884 (2)QKVF në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje organizuan Edicionin e VIII-të të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore i cilio rezultoi një sukses. Festivali u organizua në bazë qarqesh ku konkuruan grupet përfaqësuese të valleve nga qarqet: Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan dhe Gjirokastër. Grupet u paraqitën në mënyrë të denjë dhe salla ishte e mbushur, madje natën e dytë ishte e tejmbushur me spektatorë.

 

Juria përbëhej nga:

Mjeshtri i Madh Z. Rexhep Çeliku – Koreograf dhe Valltar,

Mjeshtre e Madhe Znj. Liljana Cingu – Valltare,

Gerti Druga – Kompozitor,

Nikoleta Allkanjari – Këngëtare,

Rovena Dhima – Mësuese dhe Mjeshtre e Kërcimit

 

Çmimet e vendosura nga juria me kryetar Mjeshtrin e Madh z. Rexhep Çelikun ishin:

Çmimi i Parë – Grupi i Valles, Qarku Lezhë

Çmimi i Dytë – Grupi i Valles, Qarku GjirokastërIMG_3833 (2)

Çmimi i Tretë – Grupi i Valles, Qarku Durrës

Çmimi “Valltari më i mirë” – Vasjan Hysa nga Grupi i Valles, Qarku Elbasan

Çmimi i Karrierës – Valltarit të Peshkopisë Rifat Ymeri, nga Grupi i Valles, Qarku Dibër

Çmimi Valltarja më e mirë – Vjollca Harullaj nga Grupi i Valles, Qarku Kukës, Bashkia Has

Çmimi “Grupi me paraqitjen më autentike të kostumit tradicional shqiptar” – Grupi i Valles, Qarku Elbasan

_MG_0047 (2)

Festivalin e përshëndetën grupet e valles:

K.V. “Agim Ramadani” nga Komuna Gjilan, Kosovë

K.V. “Jahi Hasani”, Çegran, Gostivar, Maqedon

Grupi i Valles “Visaret e Krrabës”, Krrabë TiranëIMG_3777 (2)

FFTK i Valles Popullore Burimore, Lushnje 2015