_MG_0412 (1)11 (1) 18 (1) 32 (1)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare iu rikthye qytetit të Elbasanit.

Festivali i cili rrugëtoi nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë si Shkodra, Berati, Peshkopia, Kavaja etj në edicionin e tij të XIII-të u rikthye sërish në Elbasan.

Në këtë edicion morën pjesë grupe folklorike nga: Berati, Kavaja, Lushnja, Peshkopia, Shkodra, Vlora, Elbasani, Pogradeci.

Pjesë e këtyre grupeve ishin figura të shquara të muzikës popullore qytetare si Bujar Qamili, Mukades Çanga, Elida Koreshi, Valbona Hekurani, Floresha Debinja, Lirim Hoxha, Rozeta Paçuku, Agim Skara etj.
Gjithashtu ky festival do të përshëndetet edhe nga grupet folklorike të Gjakovës, Gjilanit dhe Tetovës. Për tre ditë me rradhazi publiku elbasanas, por jo vetem, shijuan tingujt e kësaj muzike në Teatrin “Skampa”.
Festivali ka karakter konkurues dhe konkurentët u vlerësohen nga një juri profesioniste.

Gjatë këtij festivali pati edhe aktivitete me qëllim popullarizimin dhe sensibilizimin e të rinjve në lidhje  me trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale. Më datë 25 nëntor në Kishën e Shën Mërisë, në Kalanë e Elbasanit u zhvillua ndarja e çmimeve për konkursin “Miku i Monumentit”.
Ky konkurs u shpall në shkollat 9-vjeçare që prej një muaji dhe fëmijët paraqitën vizatimet e tyre me temë Monumentet e Kulturës të qytetit të tyre. Kjo veprimtari u zhvillua në bashkëpunim me DRKK Durrës Sektori Elbasan, DAR Elbasan dhe QKVF. Gjatë kësaj ekspozite grupet folklorike, konkurente në festival prezantuan pjesët më të mira të repertorit të tyre për nxënësit e shkollave dhe qytetarët.

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare, Elbasan 2014