Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike bazuar ne urdhrin nr. 25 datë 25.01.2014 “Për miratimin e organikës së Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike” dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit( QKVF) neni 5, “Proçedura e rekrutimit të punonjësve të rinj”, kërkon të bëjë shpalljen për vendin vakant si më poshtë:

Specialist pranë Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike.
Të gjithë personat e interesuar mund te njihen me kërkesat e veçanta për konkurim përmes faqes zyrtare www.qkvfolk.gov.al
Kërkesat e përgjithshme për këtë pozicion pune që duhet të plotësojnë aplikantët janë si më poshtë:
Kërkesat e përgjithshme
• Të jetë shtetas shqiptar.
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
• Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
• Të jetë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
• Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
• Të mos jenë marrë ndaj tij/saj masa disiplinore.
Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojë aplikanti për pozicionin:
• Të ketë formim/ Arsimi i lartë në shkenca Ekonomike.
• Të ketë përvojë pesë vjeçare në fushat e mësipërme.
• Të ketë bërë trajnime dhe të ketë përvojë pune të dokumentuar në Financë
• Të ketë aftësi të mira të punës në grup.
• Të komunikojë mirë në dy nga gjuhët kryesore të huaja. (anglisht, italisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht)
Parqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet t’i paraqesë dokumentet brenda datës,17.11.2014 pranë QKVF-së adresa: Rr “Aleksandër Moisiu” nr. 76 (tek ish Kinostudio), Tiranë.

Konkurim për vend të lirë pune: Specialist Finance