posteri madh

 

QKVF në përputhje me politikat e Ministrisë së Kulturës organizon Tryezën e Rrumbullakët me titull “Edukimi i brezave përmes Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.   Qëllimi i kësaj tryeze është organizimi i një takimi ndërinstitucional me të gjithë ato institucione që kanë si pjesë të objektivave të punës së tyre edhe Trashëgiminë Kulturore Jomateriale. Trashëgimia jonë Kulturore Jomateriale ndeshet me një sërë problematikash, si humbja dhe lwnia nw harresw e instrumentave popullorë; tjetërsimi i muzikës popullore dhe kostumeve tradicionalë shqiptarë;  zhdukja e zejeve të ndryshme; zhdukja e riteve dhe zakoneve;  mungesw informacioni tek tw rinjtw,  lidhur me TKJ, etj.
Qëllimi i kësaj tryeze është organizimi i një takimi ndërinstitucional me të gjithë ato institucione që kanë si pjesë të objektivave të punës së tyre edhe Trashëgiminë Kulturore Jomateriale. Kjo tryezë synon:  Evidentimin e problematikave në fushën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale që secili prej institucioneve ndesh. Nxitjen e bashëpunimit midis institucioneve me spektër të përafërt në sektorin e TKJ, të tilla si: Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit, Akademia e Shkencave, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, Universiteti i Arteve, Instituti i Zhvillimit të Arsimit, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, Qëndra e Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore, Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare si edhe nxitjen e bashkëveprimit me median. Ngritjen e strukturave mbrojtëse, informuese dhe ndërgjegjësuese.  (Sipas Nenit 14 të Konventës së UNESCO-s për Mbrojten e TKJ). Shndërrimin në praktikë të politikave kulturore.
Përveç aspektit shkencor, i cili do të paraqitet nga studiuesit e fushës akademik Vaso Tole, prof.dr, Miaser Dibra, prof.dr.Agron Xhangolli, prof.dr, Zana Shuteriqi  tryeza do të fokusohet dhe ne aspektin praktik.  Me qëllim zbatimin e direktivave të Konventës së UNESCO-s në funksion të mbrojtjes dhe percjelljes ndër breza të TKJ, i ftuar në këtë tryezë, eksperti Nikolai Vukov.
Bazuar në orientimet mbi vlerat kryesore dhe materialet të cilat duhet të jenë bazë për informimin e të rinjve dhënë nga stafi akademik dhe studiuesit e fushës, si edhe nga praktikat e mira të UNESCO-s, produktet e synuara të kësaj tryeze do të jenë:
-              Hartimi i një raporti ku përmblidhen problematikat, evidentimet dhe zgjidhjet e sugjeruara.
-              Krijimi i një materiali informues dhe orientues në ndihmë të Specialistëve të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të DRKK–ve.
-              Nisja e krijimit të materialeve multimediale për të rinjtë.
-              Inicimi i një rrjeti të përcjelljes së informacionit përmes edukimit joformal.
-              Botim i kumtesave të tryezës.
Tryezë e rrumbullakët, Tiranë 28-29 Tetor 2014, ora 10.00-18.00, Hotel Mondial

1 2 4

1 2 3 4 5 6 8 9 10 11 12

Edukimi i brezave përmes Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dita I