Në kuadër të aktiviteteve mbi turizmin- kulturor, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale,
në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe aktiviteteve lokale që kjo Bashki zhvillon
do të organizojë në datë 10 gusht, ora 20:00 një koncert tradicional.
Koncerti do të zhvillohet në sheshin administrativ të qytetit të Lezhës “Gjergj Kastrioti” dhe
do të marrin pjesë artistët popullorë të Qendrës Kulturore Pukë me valle dhe pjesë instrumentale,
artistët popullorë të ansamblit Eagle Dance dhe instrumentistë të tjera nga qyteti i Lezhës si edhe
grupi Dance Plus Folk nga qyteti i Elbasanit.
Programi është një ndërthurje e elementëve tradicionalë mes valleve, muzikës instrumentale dhe këngëve popullore.

Në shesh do të ekspozohen produkte artizanale të prodhura nga gratë si sapunët artizanalë, punime dore si
qendisje, grep, tezgjah. Do të paraqiten produktet e lavandrës nga gratë zadrimore që e përpunojnë atë etj. Lezha feston web

Lezha Feston