Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje, organizon edicionin e X-të në sheshin e qytetit të Lushnjes, Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore në datat 23-24 maj, 2019.
Ky aktivitet ka si qëllim evidentimin, popullarizimin dhe promovimin e Grupeve të Valleve cilat aktivizohen në skenat e festivaleve si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare.
Grupet që konkurojnë janë : Tradita Folklroke Kozare, Ansambli “Dropulli”, Qendra Kulturore e Vaut të Dejës, Grupi Folklorik i Klosit dhe do të përshëndesë ansambli grek “Avjerinos” nga Janina.
Në natën e dytë marrin pjesë: Qendra Kulturore “Sadri Halili”, Librazhd, grupi i Dibrës, grupi “10 shqiponjat e Tërbaçit” Vlorë, Grupi Kolonja. Në natën e dytë do të përshëndesë Shoqata Kulturore Artisitke “Anamorava”, Viti, Kosovë.
Grupet pjesëmarrëse paraqiten në skenë sipas Kritereve Artistike të hartuara nga QKVF dhe pasi janë këshilluar në terren nga Komisioni Përzgjedhës.
Festivali ka karakter konkurues dhe artistët do të vlerësohen nga një juri profesioniste e përbërë nga pesë persona.
Çmimet që do të ndahen në këtë festival janë:
1- Çmimi i Parë (për grup)
2- Çmimi i Dytë (për grup)
3- Çmimi i Tretë (për grup)
4- Këngëtari më i mirë (për individ)
5- Valltari më i mirë (për individ)
6- Instrumentisti më i mirë (për individ)
7- Çmimi i Karrierës (për individ ose grup)
8- Çmimi Inkurajues (për individ ose grup)

Për grupet përshëndetëse do të shpërndahen Çertifikata Mirënjohjeje dhe për të gjithë pjesëmarrësit do të ketë Çertifikata Pjesëmarrjeje.
Në këtë festival do të marrin pjesë 200 bartës të folklorit, si instrumentistë, valltarë, këngëtarë të të gjitha moshave.
Aktiviteti do të regjistrohet nga Radio Televizioni Shqiptar dhe do të jetë pjesë e arkivës së QKVF-së. Kemi besim se edhe ky aktivitet si shumë të tjerë të organizuar nga QKVF do të ketë sukses.
poster

Edicioni i X-te i FFTK i Valles Popullore Burimore, Lushnje 2019