Edicioni i I-rë i Festivalit Folklorik Kombëtar të Shoqatave Kulturore Artsitike, u mbajt në sheshin e qytetit të Kavajës. Festivali zgjati dy netë nga datat 18-19 prill. Programi ishte i organizaur si më poshtë:

Në natën e parë të festivalit morën pjesë:
1. Shoqata “Besa” Kavajë
2. Shoqata “Treva e Dukagjinit” Shkodër
3. Shoqata “Miqësia” Gramsh
4. Shoqata “Cipini” Vlorë
5. Shoqata “Mati” Burrel
Përshendetëse ishte Grupi i burrave “Burimi” Ulqin dhe Ansambli “Koha” Tuz.

Në natën e dytë morën pjesë:
1. Shoqata “Vace Zela” Fier-Shegan
2. Shoqata “Ceta e Profetëve” Has
3. Shoqata “Afërdita” Belsh
4. Shoqata “Lunxhëria” Gjirokastër
5. Shoqata “Qypërllinjtë e Roshnikut” Berat
6. Shoqata “Kastriotët” Lezhë
Përshendetëse ishte Ansambli ”Gjilani” nga Gjilani.

Juria e përbërë nga:
1. Prof.Dr. Bardhosh Gaçe, Studiues i folklorit, Kryetar i jurisë,
2. Dr. Inis Shkreli, Etnomuzikologe
3. Lek Pecnikaj, Këngëtar i Ansamblit Kombëtar Popullor të Këngëve dhe Valleve
4. Ilir Deraj Instrumentist, Bashkia Kavajë
5. Gentian Jaupaj Instrumentist, Bashkia Kavajë

Vendosi të japë dy çmime të dyta dhe dy çmime për këngëtarët më të mirë.

1. Çmimi i Parë – Shoqata Kulturore “Çipini”
2. Çmimi i Dytë – Shoqata Kulturore “Besa”
si dhe Shoqata Kulturore “Çeta e Profetëve”
3. Çmimi i Tretë – Shoqata Kulturore “ Kastriotët”
4. Çmimi për këngëtarin më të mirë: Gofile Papleka
dhe grupi i grave Shoqata “Qyprëllinjtë”
5. Valltarët më të mirë – Shoqata Kulturore “Vaçe Zela”
6. Instrumentisti më i mirë – Fyelltari Vendim Kapaj
7. Çmimi i Karrierës “Lunxhëria”
8. Çmimi Inkurajues Orkestrina e Matit nën drejtimin e Mjeshtrit të Madh Imerr Nelaj.

Në këtë festival u përfshinë afërsisht rreth 300 artistë, bartës të folkorit nga zonat e sipërpërmendura të cilët mbajnë gjallë stilin e të kënduarit sipas traditës popullore, vallet e bukura e të larmishme, dhe lojën në instrmentet popullore.
Gjithashtu gjatë ditëve të këtij festivali u organizuan edhe aktivitete të tjera shoqëruese, një panair kulinarie me titull “Prodhuar në Kavajë me zemër” si dhe panairi i artizanatit ku u ekspozuan poçet tradicionale prej balte, karakteristikë e zones së Kavajës.
Ky aktivitet u monitorua nga media lokale dhe u regjistrua nga RTSH dhe do të shfaqet në ditët në vazhdim.
IMG_8130

IMG_8167

IMG_8194

IMG_8206

IMG_8217IMG_8208

Mbyllet me sukses FFK i Shoqatave Kulturore Artistike, Kavajë 2019