Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike në bashkëpunim me Bashkinë Kavajë, organizon për herë të parë në sheshin e qytetit të Kavajës, Festivalin Folklorik Kombëtar të Shoqatave Kulturore Artistike në datat 18-19 prill, 2019.
Ky aktivitet ka si qëllim evidentimin, popullarizimin dhe promovimin e Shoqatave Kulturore Artistike të cilat aktivizohen në skenat e festivaleve si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare. Gjithashtu ky aktivitet vjen edhe në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Në këtë festival do të marrin pjesë rreth 300 artistë, bartës të folklorit, si instrumentistë, valltarë, këngëtarë të të gjitha moshave.
Natën e parë konkurojnë :
1. Shoqata “Besa” Kavajë

2. Shoqata “Treva e Dukagjinit” Shkodër-

3. Shoqata “Miqësia” Gramsh

– Grupi i Burrave “Burimi” Ulqin (pershendetes)

4. Shoqata “Çipini” Vlorë

5. Shoqata “Mati” Burrel

6. Ansambli “Koha” Tuz

Në natën e dytë:

1. Shoqata “Vaçe Zela” Fier-Shegan

2. Shoqata “Çeta e profetëve” Has

3. Shoqata “Afërdita” Belsh

4. Shoqata “Lunxhëria” Gjirokastër

5. Shoqata “Qyprillinjtë e Roshnikut” Berat

6. Shoqata “Kastriotët” Lezhë

7. Ansambli “Gjilani” pershendetes

Festivali ka karakter konkurues dhe artistët do të vlerësohen nga një juri profesioniste e përbërë nga pesë persona.
Çmimet që do të ndahen në këtë festival janë:
1- Çmimi i Parë (për grup)
Shoqata Kulturore Artistike më e mirë
2- Çmimi i Dytë (për grup)
3- Çmimi i Tretë (për grup)
4- Këngëtari më i mirë (për individ)
5- Valltari më i mirë (për individ)
6- Instrumentisti më i mirë (për individ)
7- Çmimi i Karrierës (për individ ose grup)
8- Çmimi Inkurajues (për individ ose grup)

Për shoqatat përshëndetëse do të shpërndahen Çertifikata Mirënjohjeje dhe për të gjithë pjesëmarrësit do të ketë Çertifikata Pjesëmarrjeje.
Aktiviteti do të regjistrohet nga Radio Televizioni Shqiptar dhe do të jetë pjesë e arkivës së QKVF-së. Kemi besim se edhe ky aktivitet si shumë të tjerë të organizuar nga QKVF do të ketë sukses.
IMG_8967

Nis FFK i Shoqatave Kulturore Artistike