IMG_6578
Gabriel Rraposhi është një ndër talentet e përgatitur nga mjeshtri Rrok Gjelaj, në kursin e mbështetur nga QKVF dhe që mblidhet çdo fundjavë pranë
Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci” në Shkodër për të mësuar lojën në çifteli, këngën epike etj.
Ai ka spikatur gjithmonë në Festivalet Folklorike si në aktivitetet e QKVF dhe aktivitete të tjera.
Është gjithmonë kënaqësi ta dëgjojmë zërin e tij kumbues dhe të shohim pasionin me të cilin punon pranë grupit të mësimit
të instrumenteve popullorë. “Ai është një shtysë edhe për bashkëmoshatarët e tij. Kemi shumë besim se një ditë do të jetë përfaqësues i Shqipërisë
në aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare”, u shpreh mësuesi i tij Rrok Gjelaj

Gabirel Rraposhi një talent i përgatitur nga Rrok Gjelaj