Prej dhjetorit 2018, QKVF ka shtririë programin Edukimi mbi dhe përmes Kulturës në qytetin e Shkodrës ku rreth 10 fëmijë po mësojnë të interpretojnë në instrumente popullore. Ata drejtohen nga mjeshtri Rrok Gjelaj, i dekoruar nga Z. Bamir Topi me titullin “Naim Frashëri i Artë” pjesëmarrës në të gjitha Festivalet Folklorike Kombëtare të Gjirokastrës, i vlerësuar 5 herë me çmimin “Laureat i Republikës” dhe kantautor i shumë këngëve e melodive popullore. Prej vitesh ai angazhohet në mësimin e fëmijëve të interpretojnë në instrumente muzikore. Veç mësimit të çiftelisë ai do të shtojë edhe sharkinë si derivat i këtij instrumenti.

IMG_6832

Mësimi i çiftelisë nga mjeshtri Rrok Gjelaj