“Klubi i Artizanatit” i ngritur në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës,
është një grup i përbërë prej 25 fëmijësh, të shkollës
“Aridan Klosi”, Tiranë. Fëmijët së bashku me mësueset e trashëgimisë kulturore dhe
Specialistë të QKVF-së mësojnë të punojnë në teknika të ndryshme si shtiza, grep, qëndisje, tezgjah etj.
Ata çdo ditë ideojnë krijime të reja dhe argëtohen duke mësuar të thurin me shtiza apo grep si dikur gjyshet e tyre.
Kjo është mënyra të cilën ka zgjedhur QKVF për të ringjallur punimin artizanal dhe të zhvillojë imagjinatën, durimin
dhe shkathtësin e duarve për fëmijët e kësaj shkolle. IMG_6817

IMG_6816

IMG_6819

IMG_6820

IMG_6821

Fëmijët mësojnë të thurin në shtiza