Në zbatim të Statutit dhe Rregullores së Festivaleve Folklorike Tipologjike dhe programeve të tjera që lidhem me Strategjinë e Kulturës dhe Pogramit Edukimi mbi dhe Përmes Kulturës, QKVF gjatë vitit 2019 planifikon të organizojë:

1- Festivali Folklorik Kombëtar i Shoqatave Kulturore Artistike, 18 – 19 prill, Kavajë

QKVF do të risjellë Festivalin Folklorik Kombëtar të Shoqatave Artistike, të cilët mbajnë gjallë folklorin dhe krijimtarinë në këto shoqata, për të mbledhur në një skenë të vetme gjithë artistët popullorë aktivë.
Ky festival do të zhvillohet në data 18 -19 prill, në kuadër edhe të Ditës Botërore të Trashëgimisë Kulturore.
Këtë edicion do të ftohen të marrin pjesë të gjitha Shoqatat Kulturore Artistike për të sjellë në skenën e një festivali kombëtar krijimtarinë e tyre duke u përballur me njëra –tjetrën, për të shkëmbyer eksperienca, duke pasur mundësinë të vlerësohen nga një juri profesioniste. Shoqatat mund të përfaqësohen me tipologji të ndryshme, si valle, këngë të gjinive të ndryshme (këngë popullore qytetare, iso – polifoni si labe ashtu edhe toske etj), muzikë instrumentale, orkestrinë etj.

2- Dita Botërore e Diversitetit Kulturor, maj, Kamëz.
Në kuadër të 21 majit, Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor, QKVF në bashkëpunim me Shoqatat Kulturore përfaqësuese të diversiteteve kulturore në Shqipëri si rome, arumune, egjiptiane, gorane etj do të organizohet një koncert dhe paradë ku do të shfaqen elementët më të spikatur të kulturës së tyre që vazhdojnë të jenë aktive edhe sot.

3- Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore, 23-24 maj, Lushnje 2019

Edicioni i X-të i FFTK të Valles Popullore Burimore, Lushnje 2019, i cili do të mblidhë ansamble që mbajnë gjallë, praktikojnë dhe sjellin elementë të evidentuar në terren për të pasuruar vallen popullore burimore. Presim të marrin pjesë ansamble nga Shkodra, Korça, Gjirokastra, Elbasani, Lezha, Fieri, Berati, Tirana, Dibra, Kuksi, Bajram Curri, Durrësi, Kavaja si dhe grupe pershendetese nga Kosova, shqiptarë nga Mali i Zi dhe shqiptarë nga Maqedonia.
Festivali do të zgjasë dy netë dhe sipas traditës së krijuar tashmë do të organizohet në qytetin e Lushnjes. Artistët popullorë do të vlerëshohen nga një juri profesioniste ku do të ndahen çmime për artistët, ansamblet dhe valltarët më të mire e në karrierë të festivalit.

4- Panair i Kulinarisë dhe artizanatit, 10 -15 maj, Gjirokastër 2019
Për të zyrëtarizuar ndryshimin e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike në Qendër Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale, do të organizohet një panair kulinarie dhe artizanati ku do të marrin pjesë artzanët e kuzhinierët më të spikatur të Qarkut Gjirokastër. Ata do të ekspozojnë punimet e dhe gatimet e tyre. Ky aktivitet bëhet në kuadër të veprimtarisë “Qytetet me Kala” organizuar nga Qarku Gjirokastër.

5- Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore 26-29 shtator, Shkodër

– Dita e Trashëgimisë Kulturore do të kremtohet me një ndër Kryeveprat e Trashëgimisë tonë Kulturore siç është Ahengu Shkodran. QKVF, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, Qendrën Kulturore “Pjetër Gaci” do të organizojnë në shtëpinë muze të Oso Kukës, e cila është edhe Muzeu i Shkodërs, një natë me Aheng Shkodran. Në këtë aktivitet do të jenë të ftuar jo vetëm artistët më të shquar të qytetit të Shkodrës, por edhe artistë e instrumentistë të cilët mbajnë gjallë këtë gjini të muzikës tone tradicionale.
– Në këtë kuadër QKVF do të organizojë gjatë ditës edhe një panair me artizanët e zonës së Shkodrës, në pjesën e pedonales, ku do te performojnë dhe artistët e ftuar nga Shqipëria dhe Kosova.
– Po në kuadër të Ditës së Trashëgimisë Kulturore Kombëtare dhe të Ahengut Shkodran, QKVF do të organizojë një tryezë të rrumbullakët shkencore me studiues dhe njohës të Ahengut. Qëllimi i kësj tryeze është që t’i kontribuojë dijes mbi mënyrat se si ka ndryshuar kjo traditë gjatë dekadave dhe cilat duhet të jenë strategjitë e ardhshme në lidhje me ruajtjen, mbrojtjen, popullarizimin dhe promovimin e këtij elementi të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore jomateriale.

6- Panair i Artizanatit, tetor, Kukës

Me qëllimin për të shtrirë veprimtarinë e QKVF- së edhe në zonën veri – lindore të Shqipërisë, do të organizojmë një “Panair Artizanati” ku do të marrin pjesë artizanë nga Tropoja, Kukësi, Dibra, Mirdita me dëshirën e mirë për të ftuar edhe artizanët e Prizrenit.
Ky aktivitet do të zgjasë një ditë dhe do të zhvillohet në sheshin e qytetit të Kukësit.

7- Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso Polifonisë, nëntor, Vlorë 2019

Festivali i Iso – Polifonisë, një festival i cili mbledh së bashku asnamble të Polifonisë Labe dhe Toske. Marrin pjesë grupe nga Vlora, Saranda, Himara, Delvina, Gjirokastra, Tepelena, Dropulli, Fieri, Mallakastra, Berati, Skrapari, Ura Vajgurore, Gramshi, Librazhdi, Belshi dhe Korça.
Festivali do të zgjasë dy netë dhe do të ketë karakter konkurues. Një juri prej tre ose pesë anëtarësh do të vlerësojë artistët popullorë.
Festivali do të organizohet në muajin nëntor, muaji kur Iso – Polifonia u përfshi në UNESCO, dhe do të zhvillohet në qytetin e Vlorës.

8- Takohemi për një libër, nëntor- dhjetor, Tiranë.
Në mbështetje të nismës “Takohemi për një libër” QKVF mbledh nxënësit e një shkolle për të lexuar dhe ritreguar, legjenda e përralla popullore. Kemi zgjedhur pikërisht përrallat dhe legjendat popullore si pjesë e rëndësishme e letërsisë dhe trashëgimisë tonë kulturore.

Aktivitete në kuadër të Edukimit mbi dhe Përmes Kulturës

9- Edukimi mbi dhe përmes Kulturës janar – qershor 2019
Programi i Edukimit mbi dhe përmes Kulturës ka rezultuar i suksesshëm si pasojë e angazhimit të specialistëve të QKVF-së dhe bartësve të folklorit, për këtë arsye planifiojmë të vazhdojmë kurset e ngritura deri tani.
Gjatë vitit 2019 do të zhvillohet “Klubi i Artizanatit” pranë ateliesë “Tradita Popullore” quajtur ndryshe edhe “Shtëpia e Artizanatit”, ku nxënësit e shkollës “Ardian Klosi” do të ndjekin 2 seanca në javë për të mësuar mjeshtëri të ndryshme artizanale.
“Mësimi i Veglave Popullore” do të organizohet në Shkodëer ku fëmijë të moshave nga 7- 15 vjec. Këta fëmijë do të trajnohen nga rapsodi dhe lahutari Rrok Gjelaj. Ai do të mësojë një gamë të gjerë instrumentesh si lahutë, cifteli, lauri, fyej, zumare etj. Kursi do të zhvillohet 2 herë në javë.
“Grupi i Valles” do të zhvillohet dy herë në javë nën drejtimin e një valltari profesionist. Në këtë grup do të mësohen vallet më të spikatura dhe tradiconale.
Në përfundim të vitit shkollor të gjitha grupet do të mblidhen për të zhvilluar nje aktivitet ku të shfaqin aftësitë e fituara nga këto kurse.

10- Turizmi Kulturor, qershor, korrik, gusht 2019
Në kuadër të turizmit kulturor QKVF planifikon të organizojë tri aktivitete në qendra historike dhe vende të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj.
Këto koncerte do të keni ndërthurje të tipologjive të ndryshme për të krijuar sa më shumë atmosferë dhe larmi për pushuesit e ndryshëm.
Gjithashtu duke bashkëpunuar me bisneset vendase do të nxisim organizimin e një panairi kulinarie dhe degustimi ndërthurur edhe me një panair artizanati me artizanët vendas.

Programi Artistik i QKVF-së për vitin 2019