Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë organizohet nga datat 25- 26 tetor me mbështetjen e Bashkisë Lezhë dhe Kryetarit Z.Fran Frrokaj. Në këtë festival do të marrin pjesë rapsodë dhe orkestrina popullore nga Lezha, Mirdita, Mati, Peshkopia, Gramshi, Vlora, Mallakstra, Laçi, Vau i Dejës, Puka, Fushë- Arrëzi, Shkodra, Malësia e Madhe, Hasi, Kuksi etj. Edicioni i X-të i këtij festivali përkon me Vitin Mbërëkombëtar të Skënderbeut ku një pjesë e repertorit do t’i kushtohet figurës së Heroit tonë Kombëtar.
Ju presim në Pallatin e Kulturës “Dedë Ndue Lazri” Lezhë, nga data 25- 26 tetor, ora 18:00.

44257919_1916729058447404_7562251657979887616_o

FFTK i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë, Lezhë 2018