Atelieja “Tradita Popullore” është quajtur ndryshe edhe Shtëpia e Artizanatit, për arsyen e vetme, sepse aty vazhdojnë të aplikohen
disa teknika të veçanta, të bukura e shumë të vyera për Trashëgiminë tonë Kulturore. Për këtë arsye QKVF organizoi një vizitë të “Klubit të Artizanatit”, ngritur gjatë vitit të shkuar
shkollor pranë shkollës 9 – vjeçare “Ardian Klosi”. Për disa muaj me rradhë këta nxënës kishin mësuar teknikën e thurjes me grep dhe shtiza, ndërkohë
që pranë ateliesë “Tradita Popullore” u prezantuan edhe me tekina të tjera të punimit artizanal, si llojet e ndryshme të qendisjes, punimit në tezgjah etj.
Artizanja Edlira Sulaj i prezantoi fëmijët me kostumet tona popullore, duke shpjeguar shkurtimish edhe teknikën e punimit të tyre.
Në këtë ambjent fëmijët patën mundësi të shihnin kostume popullore nga e gjithë Shqipëria dhe të njihnin nga afër artizanet që i punojnë këta kostume
duke ruajtur traditën e hershme.
Ky aktivitet erdhi në kuadër të Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore si edhe programit Edukimi mbi dhe përmes kulturës. DSC_0205

DSC_0056

DSC_0058

DSC_0065

DSC_0069

DSC_0075

DSC_0077

DSC_0022

DSC_0001

DSC_0012

DSC_0013

DSC_0015

DSC_0039

DSC_0041

DSC_0087

DSC_0125

DSC_0128

DSC_0134

DSC_0174

DSC_0163

DSC_0055

DSC_0198

“Klubi i Artizanatit” vizitë në atelienë “Tradita Popullore”