Larmi motivesh e tingujsh folklorikë do të ndezin skenën e Amfiteatrit të Liqenit të Tiranës për të festuar Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. QKVF me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Amfiteatrit të Liqenit të Tiranës sjell Ansamblin e Mirditës, Grupin e Valleve nga qyteti i Lezhës nën drejtimin e Mjeshtrit të Madh, Gazmend Golemit, Grupin e Burrave të Kavajës, Orkestrinën e Matit, Grupin e Iso Polifonisë nga Vlora dhe me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Ansamblit Kombëtar Popullor të Këngëve dhe Valleve me një program të zgjedhur enkas për këtë event.
Kemi zgjedhur ta titullojmë këtë koncert “Etno Spirit”, sepse janë mbledhur elementët më përfaqësues të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale ose siç e kemi quajtur ndryshe shpirëtrore.

Koncerti do të zhvillohet në datë 29 shtator në orën 18.30 në skenën e re të Amfiteatrit të Liqenit, Tiranë.

poster web

“Etno Spirit” në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore