Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike në bashkëpunim me Bashkinë Himarë, në kuadër të turizmit – kulturor, me qëllim argëtimin dhe përhapjen
e aktiviteteve kulturore atje ku ju jeni duke pushuar organizon koncertin “Iso – Polifonia” në shëtitoren e Qytetit të Himarës.

Në këtë koncert do të marrin pjesë grupe iso – polifonike nga Qarku i Vlorës dhe zonave përreth. Ky koncert i dedikohet një ndër perlave
të trashëgimisë kulturore jomateriale, iso – polifonisë e njohur nga UNESCO në vitin 2005, si trashëgimi kulturore jomateriale.

Koncerti do të zhvillohet në shëtitoren e qytetit të Himarës datë 9 shtator ora 19:00, ju presim.

POSTERI HIMERES-01 web

Turizmi – Kulturor me “Iso – Polifoni” në Himarë
Tagged on: