Koncertet e realizuara në kuadër të turizmit kulturor, kanë ngjallur interesin e shumë turistëve të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri. QKVF në bashkëpunim me Bashkinë Kavajë, Qendrën Kulturore Kavajë si dhe disa shoqata kulturore kanë realizuar në datë 30 gusht koncertin “Një ditë me traditën”.
Në hapje të koncertit artistët bënë një defile në shëtitore, ku shumë kalimtarë treguan interes dhe ju bashkuan ansambleve për të ndjekur koncerin.
Programi i shfaqur përmbante këngë e valle nga krahina të ndryshme si vallen e Shotës, vallen e Librazhdit, vallen e dashit, vallen e napolonit, vallen e qylymave. Ansambli i “Mokrës” i dha larmi dhe ngjyra të tjera programit duke sjellë polifoninë e bukur toske me artistët Ramadan Kllogjeri, Gëzim Mane, Arben Ibro, Agim Xhemali, Florian Skënderaj, Riza Çuka, Nurset Çuka, Fiqirete Doko, Noel Alla, Irmis Kllogjeri, Ilir Kllogjeri, Fatmir Greva. Spikati sidomos me këngën e fëmijëve Neol Alla dhe Irmis Kllogjeri, 4 dhe 5 vjeçarë “Jemi lule Mokrare”. Pjesë e aktivitetit ishin gjithashtu edhe këngëtarja e famshme e përmetit Evgjeni Culli, Shkëlqim Beshiri cilësuar si “Bilbili i Beratit”, Dashuri Hysaj, rapsodi dhe kantautori Gjon Frroku me krijimtarinë e tij kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastiriotit Skënderbeut. Spikatën gjithastu fëmijët e ansamblit “Afërdita” me vallen e Librazhdit dhe atmosferës festive që sollën ndër spektatorë përmes tingujve të bukur të muzikës, harmonizimit të lëvizjeve dhe paraqitjes së kostumeve tradicionalë.

Ky aktivitet u ndoq nga rreth 1500 spektatorë, nga kombësi të ndryshme si polakë, novegjezë, suedezë, belgë, finlandezë, bullgarë, shqiptarë të Maqedonisë e Kosovës.

DSC_0027

DSC_0007

DSC_0011

DSC_0016

DSC_0022

DSC_0027

DSC_0031

DSC_0099

DSC_0035

DSC_0037

DSC_0043

DSC_0075

DSC_0101

DSC_0107

DSC_0129

DSC_0143

DSC_0141

DSC_0164

DSC_0182

DSC_0193

DSC_0212

DSC_0221

DSC_0219
Print

“Një ditë me traditën” surprizon turistët e huaj