Në kuadër të turizmit kulturor, QKVF në bashkëpunim me Bashkinë Kavajë, Qendrën Kulturore Kavajë do të organizojë në datë 30 Gusht në ambjentet e Fafa Resort koncertin “Një ditë me traditën”. Në këtë koncert do të marrin pjesë Ansambli “Mokra” me pjesë instrumentale fyell, gajde si dhe këngë e kaba instrumentale nga jugu, grupi i burrave të Kavajës me repertorin e tyre tradicional, valltaret e shoqatës kultrore “Afërdita” me valle nga zona të ndryshme të Shqipërisë, grupi i valleve të Qendrës Kulturore Kavajë me valle të Shqipërisë së mesme.
QKVF ka angazhuar disa shoqata kulturore, të cilat mbajnë gjallë folklorin tonë tradicional.
Ky aktivitet pritet të ndiqet nga mbi 1500 spektatorë të huaj dhe vendas të cilët kanë zgjedhur të pushojnë pranë plazhit të Golemit.

Print

“NJË DITË ME TRADITËN”