Në kuadër të turizmit kulturor, QKVF në bashkëpunim me Pallatin e Kulturës Lezhë mbështetjen e
“Rafaelo Resort” dhe Pizza Bella Vita Shëngjin organizuan në datë
18/07/ 2018 “Alb Fest” në amjentet e “Rafaelo Resort”.

Në këtë koncert morën pjesë artistët e Pallatit të Kulturës Lezhë,
Ansambli “Mirdita”, grupi i iso – polifonisë “Lulet e Çajupit”, trupa e baletit “Eagle Dance”
grupi “Fllad Deti”, lahutarja Lumturie Nonaj, këngëtarja Dila Banaj, rapsodët Paulin Pervathi dhe Arben Matlia
lahutari Pjetër Matusha, instrumentistët popullorë Gjovalin Ndreca, Pal Dedgjonaj dhe Gervis Dedgjonaj etj

Ky koncert u konceptua të ishte një ndërthurje e elementëve muzikorë, instrumentalë, këngëve, rapsodive,
baladave, valleve, valleve të kënduara, duke paraqitur për turistët e huaj dhe vendas që vizitojnë plazhin e Shëngjinit,
një tablo sa më të pasur me vlerat e trashëgimisë kulturore Shqiptare.

IMG_4900IMG_4903IMG_4905IMG_4907IMG_4907IMG_4908IMG_4913IMG_4914IMG_5447IMG_5462IMG_5476IMG_5488IMG_5503IMG_5544IMG_5549IMG_5550IMG_5552IMG_5621IMG_5633IMG_5640IMG_5642IMG_5646IMG_5649IMG_5656IMG_5679IMG_5684IMG_5689IMG_5690IMG_5692IMG_5701IMG_5702_MG_8553 (1)

“Alb Fest” festë me motive folklorike në Shëngjin