poster per eweb

Në kuadër të turizmit kulturor, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe Rafaelo Resort,
organizon në qytetin turistik të Shëngjinit “Alb Fest”.
Ky koncert organizohet në datë 18/07/2018 në orën 20:30,
pranë Rafaelo Resort dhe ju dedikohet turistëve të huaj dhe shqiptarë që kalojnë pushimet e tyre në Shëngjin.

iso

grupi i mirdites

“Alb Fest” është konceptuar si një prezantim i gjithë elementëve të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në këtë koncert do të interpretohen valle nga zona e zadrimës me vajzat e grupit të Lezhës përgatitur nga koreografi Gazmend Golemi,

gjovalin ndreca
lumturie nonaj

këngë me lahutë e çifteli nga Lumturie Nonaj, pjesë instrumentale me gajde, fyej, zumare e bilbila nga Gjovalin Ndreca,
këngë dhe valle të kënduara polifonike nga grupi i Iso Polifonisë “Lulet e Çajupit”,

lumi i zagorise

valle dhe pjesë instrumentale nga grupi i valleve dhe instrumentisëtve popullorë të Mirditës.
Koncerti do të zhvillohet në skenën verore të Rafaelo Resort dhe pritet të ndiqet nga rreth 1500 spektatorë.

Në këtë aktivitet janë përfshirë 36 artistë, bartës të folklorit ku spikatin të rinjtë të cilët me pasion dhe përkushtim bëhen pjesë e aktiviteteve tona.

“Alb Fest” një koncert i pasur me vlerat e trashëgimisë kulturore jomateriale