IMG_4504

U mbyll me sukses edicioni i X-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve, Korçë 2018. Në këtë edicion morën pjesë tetë grupe sazesh nga Gramshi, Belshi, Kolonja, Përmeti, Korça, Këlcyra, Vlora, Berati.
Festivali zgjati dy netë, Pazari i Vjetër i Korçës u mbush me tingujt e bukur të sazeve, kësaj pasurie kombëtare pjesë e trashëgimisë tonë jomateriale.
Ky edicion u organizua falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike, Bashkisë Korçë, Qendrës së Artit dhe Kulturës Korçë, Globus Travel.

IMG_4476IMG_4456IMG_4406IMG_4395IMG_4336

Juria e festivalit përbëhej nga:
Kryetar
Pandi Bello – dirigjent
Anëtarë
Eno Koço – dirigjent/ muzikolog
Aleks Xhelili – instrumentist

IMG_4488

VENDOSI:

Çmimi “Laver Bariu” – Sazet e Korçës mbështetur nga Globus Travel

Çmimi “Novruz Nure” – Sazet e Këlcyrës

Çmimi “Remzi Lela” – Sazet e Kolonjës

Çmimi i Karrierës – Josif Shukollari – Sazet e Përmetit

Instrumentisti më i mirë – Behar Hoxha – Sazet e Beratit

Interpretuesi më i mire – Metush Doku – Sazet e Gramshit.

IMG_4370IMG_4423IMG_4301IMG_4600IMG_4421

Këtë festival e përshëndetën edhe Ansambli “Shote Galica”, Drenas, Kosovë si edhe Ansambli “Skënderbeu” i qytetit të Korçës.
Në këtë festival morën pjesë në total rreth 110 artistë/ bartës të folklorit, 90 meshkuj dhe 20 femra. U ndoq nga mbi 1200 spektatorë, ku një pjesë e konsiderueshme ishin turistë të huaj, të cilët të tërhequr nga ambjenti interesant dhe muzika e bukur ndaluan në Pazar për të ndjekur festivalin.

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve, Korçë 2018