posteri 2
Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike në bashkëpunim me Bashkinë Korçë, organizon në datat 7-8 qershor 2018 Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Sazeve. Festivali do të mbahet në qytetin e Korçës pranë Pazarit të Vjetër të këtij qyteti.
Ky është edicioni i X-të i këtij festivali dhe QKVF synon vazhdimësinë e traditës së sazeve duke nxitur të rinjtë të marrin pjesë në këtë fesival krahas instrumentistëve në karrierë.
Në këtë festival marrin pjesë grupet nga Vlora, Berati, Belshi, Erseka, Këlcyra, Gramshi, Përmeti, Korça etj. Çmimet kryesore që do të ndahen nga një juri profesioniste, mbajnë emrat e artistëve që kanë mbajtur gjallë muzikën e bukur të sazeve ndër vite si Laver Bariu, Novruz Nure, Remzi Lela. Do të ndahen gjithashtu çmime për instrumentistët më të mirë dhe çmime karriere. Për herë të parë pmimi për “Interpretuesin e Ri më të Mirë”, sponcorizohet nga “Globus Travel”.
Festivali do të zgjasë dy netë dhe do të përshëndesin Ansambli “Shote Galica” Drenas, Kori “Lira”, Ansambli i Valleve të qytetit, banda e qytetit të Korçës etj.

FFTK i Sazeve, Korçë 2018