Në kuadër të programit “Edukimi mbi dhe përmes Kulturës”, QKVF ngriti “Grupin e Iso – Polifonisë” dhe “Klubin e Artizanatit”pranë shkollës “Ardian Klosi”.
“Klubi i Artizanatit” angazhoi rreth 20 fëmijë të cilët mësuan të thurnin me grep, shtiza dhe teknika të tjera. Ndërsa “Grupi i Iso – Polifonisë” mblodhi rreth 10 fëmijë të cilët mësuan si këndohen në stilin e iso – polifonisë, si mbahet iso, rëndësinë e hedhësit dhe pritësit në këtë tipologji.
Nëpërmiet këtyre dy grupeve, QKVF kishte si qëllim rijetëzimin e dijebërjes si element tejet i rëndësishëm dhe interesant i Trashëgimisë sonë Kulturore Jomateriale dhe mësimin e të kënduarit të Iso – Polifonisë e mbrojtur nga UNESCO si “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”.
Në datë 31 maj të dy grupet organizuan një koncert, në vigjilje edhe të festës së 1 qershorit, “Një ditë me Traditën” ku shpërfaqën punimet e tyre artizanale, këngët e iso – polifonisë dhe valle tradiconale shqiptare.
Ky aktivitet u ndoq nga zv. Ministrja e Kulturës, Znj. Valbona Shujaku, e cila sëbashku me drejtoreshën e QKVF-së, Znj. Rezearta Kokonozi shpërndanë Çertifikatë Mirënjohjeje për shkollën 9 –vjeçare “Ardian Klosi”, me motivacionin “Për bashkëpunim në programin Edukimi mbi dhe përmes Kulturës në ngritjen dhe vazhdimësinë e Grupit të “Iso – Polifonisë” dhe “Klubin e Artizanatit”. Si dhe të gjithë fëmijëve Çertifikata Pjesëmarrjeje.
Këto grupe do të vazhdojnë punën e tyre, në shtator, me nisjen e vitit të ri shkollor.

“Një ditë me traditën”