IMG_2904Rrugëtimi i QKVF-së për vazhdimin e nismës Edukimi mbi dhe përmes Kulturës na çoi në shkollën më të re të kryeqytetit, shkollën 9- vjeçare “Ardian Klosi”. Drejtoresha Znj. Rezearta Kokonozi si dhe specialistët e QKVF-së prezantuan për nxënësit e klasave të V-ta, elementët e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale siç janë instrumentet muzikore popullore të ilustruar në fletoret për ngjyrosje të botuara enkas për këto aktivitete.
IMG_2897
Nxënësit ngjyrosjën instrumentet e paraqitura në fletore duke shprehur kuriozitet dhe duke shtruar pyetje mbi tingullin që prodhojnë, formën e ndërtimit dhe përdorimin e tyre. U njohën me instrumente të veçantë dhe të rrallë të Trashëgimisë sonë Kulturore si bakllamaja, cyrle dyare, luga bilbil etj.
IMG_2919WhatsApp_Image_2018-03-28_at_14.57.33
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 35 fëmijë të moshave 10-12 vjeç, të cilët shfaqën interes dhe pasion të veçantë në vizatimin e instrumenteve popullore, mësimin e një instrumenti popullor si edhe për elementë të tjerë pjesë të traditës tonë, si veshjet popullore, muzika etj.
IMG_2970IMG_2965WhatsApp_Image_2018-03-28_at_14.57.32

Ngjyrosja e instrumenteve popullore në shkollën “Ardian Klosi”