FFTK i Këngës Popullore Qytetare, Elbasan 2018, edicioni i XV-të
Pleqtë e Krujës, Qendra Kulturore, Krujë

Në kuadër të Programit Artistik të QKVF për vitin 2018, nga datat 09-10 mars në Teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit u organizua Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare, Elbasan 2018. Në edicionin e XV- të këtij festivali morën pjesë grupet folkorike nga Elbasani, Lushnja, Korça, Shkodra, Dibra, Përmeti, Fieri, Kruja, Ulqini, Kavaja, Berati, Peja.
Për herë të parë u përfshinë në konkurim edhe grupet që zhvillojnë krijimtarinë jashtë kufirit administrativ si Ulqini dhe Peja.

IMG_1829

Juria e përbërë nga:
Kryetar Shqipe Zani
dhe Anëtarë Klodian Qafoku, Vladimir Cakaj, Blerim Narazani dhe Naim Gjoshi vendosi të vlerësojë me çmime:
Çmimi “Isuf Myzyri” Grupi i Elbasanit

FFTK i Këngës Popullore Qytetare, Elbasan 2018, edicioni XV-të
Grupi i qytetit të Elbasanit fitues i Çmimit “Isuf Myzyri”

Çmimi “Muharrem Gurra” Ansambli “Burimi”, Ulqin

FFTK i Këngës Popullore Qytetare, Elbasan 2018, edicioni i XV-të
Ansambli “Burimi”, Ulqin fitues i Çmimit “Muharrem Gurra”

Çmimi “Mustafa Bodini” Grupi i Beratit

FFTK i Këngës Popullore Qytetare, Elbasan 2018, edicioni i XV-të
Qendra Kulturore “Margarita Tutulani”, Berat fitues i Çmimit “Mustafa Bodini”

Çmimi i Karrierës Jani Tase nga grupi i Fierit

FFTK i Këngës Popullore Qytetare, Elbasan 2018, edicioni XV-të
Qendra Kulturore, Fier

Çmim për Këngëtarin më të mirë Astrit Shëngjergji – grupi i Elbasanit

IMG_1614

Çmim për Këngëtaren më të mirë Valbona Hekurani grupi i Lushnjes

FFTK i Këngës Popullore Qytetare, Elbasan 2018, edicioni i XV-të
Valbona Hekurani, fituese e Çmimit të Karrierës, Qendra Kulturore “Vaçe Zela”, Lushnje

Çmim për Orkestrinën më të mirë Grupi i Përmetit

FFTK i Këngës Popullore Qytetare, Elbasan 2018, edicioni XV-të
Qendra Kulturore, Përmet

Çmim për Këngëtarin e Ri më të mirë Marjana Bega grupi i Shkodrës

IMG_2094

Çmim për Krijimtarinë e re më të mirë. Kompozitori Përparim Tomçini, me këngën “O moj oda me pervaze”, grupi i Peshkopisë.

FFTK i Këngës Popullore Qytetare, Elbasan 2018, edicioni XV-të
Qendra Kulturore, Peshkopi

Natën e dytë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore përshëndeti festivalin me një program të zgjedhur enkas për këtë event.
Në këtë festival morën pjesë rreth 200 artistë nga mosha 15 deri në 70 vjeç. Ndër vite ky festival ka qënë skena e promovimit të talenteve të reja, trashëgimit të këngës së bukur popullore qytetare dhe krijimit të këngëve të reja me motive tradicionale.
Gjatë dy netëve publiku elbasanas, por edhe ai i ardhur enkas për këtë këtë aktivitet nga qytete të tjera ndoqën festivalin.

Mbyllet edicioni i XV-të i FFTK i Këngës Popullore Qytetare, Elbasan 2018