Print
Nga datat 09-10 mars në Teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit hap siparin Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare, Elbasan 2018. Ky është edicioni i XV-të i këtij festivali dhe do të marrin pjesë grupet folkorike nga Elbasani, Lushnja, Korça, Shkodra, Dibra, Përmeti, Fieri, Kruja, Ulqini, Kavaja, Berati, Peja.
Për herë të parë përfshihen në konkurim edhe grupet që zhvillojnë krijimtarinë e tyre jashtë kufirit administrativ si Ulqini dhe Peja.
Komiteti Organizator i këtij festivali ka vendosur që të heqë emërtesat e çmimeve me Çmimi i Parë i Dytë dhe i Tretë duke i zëvendësuar me figura të shquara të muzikës popullore qytetare.
Çmimet që do të ndahen në këtë festival janë:
Çmimi “Isuf Myzyri”
Çmimi “Muharrem Gurra”
Çmimi “Mustafa Bodini”
Çmimi i Karrierës
Çmim për Këngëtarin më të mirë
Çmim për Këngëtaren më të mirë
Çmim për Orkestrinën më të mirë
Çmim për Këngëtarin e Ri më të mirë
Çmim për Krijimtarinë e re më të mirë.

Në këtë festival marrin pjesë rreth 200 artistë të të gjitha grupmoshave, nga 15- 70 vjeç, dhe ndër vite ka shërbyer si moment prmovimi për të rinjtë dhe si mënyrë për të trashëguar këngët popullore brez pas brezi.
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të performojë natën e dytë të festivalit me një program të zgjedhur për publikun e qytetit të Elbasanit.

FFTK i Këngës Popullore Qytetare, Elbasan 2018