Prej disa javësh stafi i QKVF-së është angazhuar në ngritjen e grupit të Iso- Polifonisë në shkollën 9 vjeçare “17 Shkurti”.

Në bashkëpunim me mësuesen e muzikës së kësaj shkolle, janë përzgjedhur 12 fëmijë për të qenë pjesë e këtij grupi.

Grupi përbëhet nga vajza dhe djem 12- 15 vjeç, të cilët kanë pasion dhe dëshirë të mësojnë formën e të kënduarit me tre dhe katër zëra.

Për ta bërë sa më të thjeshtë dhe interaktive orën ana teorike ndërthuret me anën praktike duke marrë shembuj nga

këngë të famshme pjesë e repertorit të Iso – Polifonisë.

Ky aktivitet është në kuadër të nismës Edukim mbi dhe Përmes Kulturës, i ndërmarrë nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit.

IMG_1370 IMG_1354 IMG_1360 IMG_1353

Grupi i Iso – Polifonisë në shkollën 9 – vjeçare “17 Shkurti”