Vazhdojnë takimet në kuadër të nismës Edukimi përmes Kulturës. Këtë herë QKVF organizoi prezantimin e “Veglave muzikore popullore Shqiptare” me nxënësit e shkollës “17 Shkurti”, Qesarakë.

 

IMG_0528

IMG_0540

 

Gjatë këtij prezantimi nxënësit u njohën me llojet e veglave muzikore popullore shqiptare siç janë ato:

  • idiofone
  • membranofone
  • korodone
  • aerofone

Ndërtimin e tyre, zonën ku përdoren apo përdoreshin dhe veçanti të tingullit.

IMG_0549 IMG_0578 IMG_0596

Prezantimi shoqërohej me foto dhe video për të qenë sa më i qartë për fëmijët.

 

Ata shfaqën inters të veçantë për vegla muzikore të cilat i hasin më shpesh si çiftelia, lahuta, fyejt, gajdja etj.

Aktiviteti u ndoq nga 47 nxënës të klasave të IV, V, VI, IX. Këto aktivitete do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në shkolla të tjera jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe të tjera.

 

“Veglat muzikore popullore Shqiptare”