Ditën e premte datë 12.01. 2018 u organizua aktiviteti “Edukimi përmes kulturës”. Ky aktivtet u zhvillua pranë ambjenteve të QKVF-së me nxënësit e Shkollës “Gjon Buzuku”.

Qëllimi ishte prezantimi me Instrumentet Popullore Shqiptare nëpërmiet ngjyrosjes. Nxënësit u prezantuan me Instrumentet Popullore dhe teksa ngjyrosnin dhe shtronin pyetje të ndryshme mbi to.

IMG_0163IMG_0183IMG_0252

 

 

 

 

Fëmijët shfaqën inters dhe u përfshinë menjëherë në ngjyrosjen e instrumenteve më të njohur për ta si çiftelia, fyelli, mandolina etj. Nxënësit pasi ngjyrosën fletoret e përgatitura për këtë aktivitet nisën të vizatonin me dorë të lirë instrumentin që ju bëri më shumë përshtypje. Këto vizatime ata i morën me vete  me qëllim që t’ju flisnim prindërve, shokëve dhe shoqeve mbi aktivitetin e zhvilluar në shkollë.

26909826_10214887449877757_1828529962_o

Në aktivitet u angazhuan 30 nxënës të klasave të III-ta dhe të IV-ta të moshës 8-10 vjeç. Ata shprehën dëshirën për të qenë pjesë e aktiviteteve tona përsëri. IMG_0165

 

 

26906538_10214887449757754_134859535_o

 

Edukimi përmes Kulturës, njohje me instrumentet popullorë Shqiptare përmes ngjyrosjes.