Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso – Polifonisë, u mbajt në qytetin e Vlorës nga datat 24- 25 nëntor.
Ky festival u realizua nga QKVF falë mbështetjes së Bashisë Vlorë, Qendrës së Kulturës dhe Artit Vlorë, Qarkut Vlorë. Data 25 nëntor rikujton 12 vjetorin e pranimit të Iso – Polifonisë në UNESCO si një nga Kryeveprat e Trashëgimisë Gojore të Njerëzimit, gjithashtu edhe edicionin e XII-të të këtij festivali.
Në natën e parë morën pjesë grupe të Polifonisë Toske dhe Labe të tillë si “Ismail Qemali” Kaninë, “Buronjat Labe”, Grupi i Grave të Librazhdit, Grupi i Tepelenës, Grupi i Tërbaçit, Grupi i Belshit, “Zëri i Bilbilit” Sarandë, Grupi i Vranishtit, Grupi i Drashovicës, Grupi “Krojet e Velçës”, Grupi i Mallakastrës, Grupi i Qarkut Korçë, Grupi i Gjirokastrës, Grupi “Pavarësia”, Grupi “Ali Asllani”.
Në natën e dytë morën pjesë Grupi “Djemtë e Vlorës”, Grupi i Ramicës, Grupi i Urës Vajgurore, Grupi “Gjergj Araniti” Mallakastër, Grupi i “Sevasterit”, Grupi i “Lapardhasë”, Ansambli i vajzave të Dropullit, Grupi i Gramshit, Grupi i Pilurit, Grupi i Skraparit, Grupi i të Rinjve të Tepelenës, Ansambli Çipini.
Përshëndeti Ansambli i Valleve “Lidhja e Prizrenit”, Kosovë, Grupi “Shqiponjat e Tërbaçit”,

Ky festval kishte karakter kompetitiv dhe përvç interest nga publiku i gjerë, grupet u vlerësuan nga një juri proesioniste e përbërë nga:
Thoma Gaqi Kryetar/ Kompozitor
Meri Kumbe Anëtare/ Muzikologe
Golik Jaupaj Anëtar/ Këngëtar i Iso – Polifonisë Labe
Istref Dobi Anëtar/ Muzikant
Vahit Kuçaj Anëtar/ Kompozitor

Juria pas i ndoqi grupet për dy net rradhë vendosi të jepte çmimet:

Çmimi i Parë “Haxhi Dalipi”
Grupi i Pilurit

Çmimi i Dytë “Neço Muko”
Grupi i Cfakës, Gjirokastër

Çmimi i Dytë “Demir Zyko”
Grupi i Gramshit

Çmimi i Tretë “Maliq Lila”
Grupi i të Rinjve të Tepelenës

Çmimi i Tretë “Arap Çeloleskaj”
Të Rinjtë e Grupit të Tërbaçit

Çmimi i Tretë “Xhevat Avdalli”
Grupit të Dropullit

Çmimi Inkurajues “Kujtim Mici”
të rinjtë e Sarandës “Zëri i Bilbilit”

Çmimi i Karrierës
Grupi i Grave të Kolonjës

Hedhësi më i Mirë
Zabit Hysa Grupit të Belshit

Marrësja më i Mirë
Bejushe Bajramaj

U shpërndanë çertifikata Mirënjohjeje dhe Pjesëmarrjeje për artistët.
Në këtë festival të rëndësishëm të Iso – Polifonisë u angazhuan rreth 324 bartës të folklorit, si burra, gra ashtu dhe të rinj.
Ajo që dalloi dhe i jep shpresë qëllimit të QKVF për ruajtjen dhe trashëgimin e kësaj pasurie të mbojtur nga UNESCO është fakti se 40 nga pjesëmarrësit në këtë festival ishin nga mosha 12- 18 vjeç.
Një ndër risitë e këtij festivali ishte përfaqësimi i komunitetit Vleh nga fshati Drenovë e Korçës. Ata kënduan :
• “Lladu feqi”- “O dyfek i zi”- SPIRO BELLO- ALEKS MIHALLARI
• “Janulla”-THANAS TONA-SPIRO BELLO
• “O le le” (ku e kam vajzën dhe djalin)- SPIRO BELLO-SPIRO GRAMOZI
• “Lluna katuharai”- Të hënën në mëngjez- ALEKS MIHALLARI- SPIRO GRAMOZI

Tjetër përfaqësim i diversiteteve ishte grupi i vajzave të Dropullit edhe ato kënduan në gjuhën greke.
Gjatë dy netëve festivali u ndoq nga 500 spektatorë gjatë të dy netëve të cilët i mirëpritën dhe madje herë herë këndonin sëbashku me bartësit.
Festivali u regjistrua nga RTSH dhe do të shfaqet në TVSH 1, gjithashtu stafi i RTSH mori intervista dhe informacione për realizimin e një dokumentari mbi festivalin e Iso – Polifonisë dhe bartësit që mbajnë gjallë këtë pasuri të mbrojtur nga UNESCO.
Ky aktivitet u pasqyrua edhe në median e shkruar dhe atë vizive si lokale ashtu edhe kombëtare.

Edicioni i XII-të i FFTK të Iso – Polifonisë, Vlorë, 2017