Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ‘”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës, shpall konkursin në këtë pozicion:

Specialist pranë Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike

Të gjithë personat e interesuar mund të njihen me kërkesat e veçanta për konkurrim përmes faqes zyrtare të internetit të Ministrisë së Kulturës www.kultura.gov.al. Kërkesat e përgjithëshme për këtë pozicion janë në përputhje me nenin 12, të ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Kërkesa të përgjithshme që duhet të plotësojnë aplikantët:

– Të jenë shtetas shqiptar. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.

– Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.

– Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.

– Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.

– Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:

– Të ketë formim/edukim profesional të lartë në Arte/në fushën e Antropologjisë social-kulturore, shkencat sociale, histori/gjeografi, gjuhe shqipe apo në ndonjë fushë të përafërt me to.

– Preferohet të ketë titull “Master i Shkencave” apo titull të barasvlershëm me të, në fushat e mësipërme.

– Të ketë përvojë pune në fushat e përmendura më lart.

– Të provojë në mënyrë të dokumentuar përvojën kombëtare/ndërkombëtare në nje nga fushat e përmendura më lart

– Të ketë aftësi të mira të punës në grup.

– Të komunikojë mirë në dy nga gjuhët kryesore të huaja (preferohet Anglisht, Italisht).

Paraqitja e dokumenteve:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës, 28/02/2013 pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.

Njoftim për konkurim për vende pune: Specialist pranë QKVF