Në datat 25- 26 tetor, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Bashkisë Lezhë, organizoi në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë, edicionin e X-të të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë.
FFTK i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë, Lezhë 2018
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë organizohet nga datat 25- 26 tetor me mbështetjen e Bashkisë Lezhë dhe Kryetarit Z.Fran Frrokaj. Në këtë festival do të marrin pjesë rapsodë dhe orkestrina popullore nga Lezha, Mirdita, Mati, Peshkopia,