Mbyll siparin edicioni i X-te i FFTK të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë, Lezhë 2018

Në datat 25- 26 tetor, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Bashkisë Lezhë, organizoi në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë, edicionin e X-të të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë.